Visara Riza: Diabeti – njihni shenjat, mbroni familjen

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë organizoi shënimin e kësaj dite nën moton “DrIABETI – Njihni shenjat, mbroni familjen”.

Marketing

Drejtori i MALMED-it, Mr. Pharm Visara Riza, duke folur për rëndësinë e shënimit të kësaj dite si mënyra më e mirë për demistifikimin e kësaj semundjeje dhe për ngritjen e vetëdijes jo vetëm në mesin e popullatës, por edhe te të gjithë aktorët e tjerë që janë pjesë e kësaj çështjeje. Mbi të gjitha, këtu mendohet për profesionistët e shëndetit, autoritetet shëndetësore dhe industrinë farmaceutike të cilët të gjithë së bashku janë të obliguar të kontribuojnë në sigurimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore që përdoren për të gjitha tipet e diabetit si dhe në avancimin e njohurive dhe aftësive rreth përdorimit të tyre.

Visara Riza gjithashtu theksoi se roli i MALMED-it dhe mbështetja që agjencioni mund të japë në luftën e përbashkët për jetë cilësore për njerëzit me diabet është përmes dy rrugëve: të mundësojë regjistrimin e të gjitha barnave dhe pajisjeve mjekësore të reja në kohë reale, dhe të përfshijë përdoruesit në programin edukues të farmakovigjilancës.

Në fund të evenimentit, si një shenjë e bashkëpunimit të mirë me MALMED-in, nga Presidenti i Lidhjes së shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë drejtoreshës Visara Riza iu dha mirënjohje.

Marketing