Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi, është karakteriuzuar edhe për guximin që ka pasur ta shpreh atë çfarë e ka menduar edhe kur është përballur para armikut.

Demaçi qysh në vitin 1993, e kishte paralajmëruar Serbinë se nëse vazhdon të shtyp shqiptarët e Kosovës, do të ketë gjakderdhje.

Në një intervistë në televizionin “Studio B” në Beograd, Demaçi apeloj që regjimi i Millosheviqit të heq dorë nga terrori dhe lufta që po ushtronte në Kosovë.

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.

Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.

Për më shumë shihni intervistën e plotë:

Kosova eshte e jona, ju jeni okupator

ADEM DEMAÇI në Beograd 1993 – "Kosova është e jona – ju jeni okupator"!Viti 2016 është Viti i Nderit të Kombit Adem Demaçi – Në 80 vjetorin e lindjes i urojm shëndet që edhe shumë vite të jet me ne … ashtu si ishte në ditët më të vështira pran popullit dhe me hallet e popullit ! Pjesë nga FILMI DOKUMENTAR "SIMBOLI I LIRISË ADEM DEMAÇI" – i autorit Nuhi Bytyqi

Publiée par Kosova për Sanxhakun – Kosovo za Sandzak- Kosovo for Sanjak sur Vendredi 27 juillet 2018