Viti 2018, një sërë reforma në sferën e arsimit

Viti 2018 karakterizohet me një sërë reformash në sferën e arsimit. Ndër to mund të veçohen miratimi i Ligjit për arsim sipëror, zbatimi i strategjisë për arsim 2018-2025, ku theks i veçanti i vihet edhe arsimit parashkollor, rikonstruimi i shumë objekteve shkollore, konvikteve studentore, korrigjimi i teksteve shkollore dhe ribotimi i 30 teksteve, anulimi i ndryshimeve për shkurtimin e orëve për nxënësit në arsimin fillor si dhe rritja e pagave për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme.

Marketing

Ministri i arsimit, Arbër Ademi, për vitin që po e lëmë pas veçon disa reforma të cilat i konsideron se kanë arritur suksesin e dëshiruar, që janë zbatimi i arsimit dual dhe reformat në arsimin e mesëm profesional.

“Ka filluar zbatimi i konceptit të arsimit dual në dy shkolla në RM dhe tentohet të gjejë zbatim në të gjitha shkollat ku ka kushte. Në bashkëpunim me partneret gjermanë ka filluar të jetësohet ky koncept dhe në kuadër të kësaj vlen të theksohet se te arsimimi profesional i mesëm gjen mbështetje të madhe te ne. Nga ky vit 20 programe të reja mësimore janë miratuar nga ana ime dhe ne kemi modernizim të programeve mësimore në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës”,- tha ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Ndërkohë për vitin 2019 ndryshimi i ligjit për tekste shkollore, miratimi i ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe shumë reforma tjera në sferën e arsimit presin të zbatohen, thonë nga MASH.

Marketing