Sot në Prishtinë u formua këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të ardhjes së Hasan Prishtinës në krye të Qeverisë shqiptare në Tiranë. Bartës i këtij manifestimi do të jetë ITSHKSH në Shkup, në bashkëkoordinim me Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur dhe nga Familja e Hasan Prishtinës, përfaqësuar nga Mehmet Prishtina.
Për profilin politik, institucional e patriotik të Hasan Prishtinës si kryeministër do të organizohen Konferenca, akademi, promovime librash në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Vushtri, Junik, Polac, Bllacë, me ç’rast figura eminente nga jeta publike dhe studiues të shquar vendor dhe ndërkombëtar do të shpalosin detaje të panjohura nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.
Të gjitha këto aktivitete do të fillojnë në  prill dhe do të përfundojnë me një akademi shkencore në dhjetor të këtij viti.
Sikundër dihet, Qeverisa e Hasan Prishtinës (7 dhjetor 1921),përbëhej nga emrat më të çmuar që kishte politika shqiptare e asaj kohe: Hasan Prishtina – Kryeministër, Luigj Gurakuqi – ministër i Punëve të Brendëshme, Fan Noli – ministër i Punëve të Jashtme, Zija Dibra – ministër i Luftës, Ahmet Dakli – ministër i Financave, Hoxhë Kadri Prishtina – ministër i Drejtësisë, Haki Tefiku – ministër i Punëve Botore, Kristo Dako – ministër i Arsimit.
Për fat të keq kjo qeveri pati një jetë shumë të shkurtër sepse menjëher pas emerimit te kesaj perberje, autoritetet sllave e kundershtuan fuqishem dhe permes bashkepuntorve shqiptar filluan nje fushate te eger te ndjekjes dhe shantazhit ndaj Kryeministrit Hasan Prishtina dhe ministrave te tij. Në ndërkohë qarqet sllave përkrahnin dhe shtyenin agjendat per formimin e nje qeverie me udheqes Ahmet Zogun, andaj per te shmangur nje vëllavrasje midis shqiptarëve, Kryeministri Hasan Prishtina, dha doreheqje vetem pese dite pas marrjes se detyres si Kryeminister.