Viti i Ri 2020 do të pritet me performancën e Dino Merlinit në sheshin e Shkupit

Këngëtari, tekstshkruesi dhe muzikanti Dino Merlin sonte do të performojë në sheshin “Maqedonia”, për pritjen e Vitit të Ri 2020. Dino Merlini do të mbajë koncert solistik, ndërsa ardhja e tij autoriteteve të qytetit iu kushtoi zero denarë.

Marketing

“Ahengun do ta hapin grupet muzikore „Gypsy Groove“ dhe “Superhiks” duke filluar nga ora 20:30, ndërsa numërimi i Vitit të Ri do ta bëjmë me shoun spektakular muzikor të yllit rajonal, Dino Merlin”, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në konferencën për shtyp tha se Dino Merlini është një nga yjet më të mëdha muzikore në Ballkan dhe se në takimet e përbashkëta në pranverë u morën vesh për performancën e tyre në Shkup. Shuma për organizim të Vitit të Ri, siç bëri të ditur Shilegovi, është e njëjtë si vitin e kaluar.

Dino Merlini theksoi se për të Shkupi domethënë ngrohtësi, qytet i mbushur me jetë, diversitet, dhe me shumë kombe të ndryshme, kultura, njëjtë si edhe qyteti i tij i lindjes Sarajeva.

Për pritjen e Vitit të Ri 2020, saktë në mesnatë, të pranishmit në sheshin “Maqedonia” do të kenë mundësi që të kënaqen në fishekzjarrin i cili tradicionalisht secilin vit ndriçon në qiellin e kryeqytetit.

Deri në pritjen e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit do të vendosen shtëpizat në bazarin e Vitit të Ri “Uinterlend”, të cilët janë vendosur në trotuarin mes QTQ-së dhe sheshit.

MPB në kumtesë në vigjilje të festave të Vitit të Ri apeloi që të mos përdoren kapsolla dhe të mos denoncojnë shitjen e tyre.