Viti i ri shkollor, VMRO-DPMNE: Platforma tërësisht jofunksionale

Opozitarja VMRO-DPMNE me kritika kundër Qeverisë lidhur me fillimin e viti të ri shkollor dhe aplikimin e platformës online. Sipas tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, e nënvlerësoi të gjithë kuadrin arsimor, prindërit dhe të gjithë nxënësit. Prova gjenerale u tregua e pasuksesshme. Për prezantimin e fillimit të ri shkollor arsimtarët dhe nxënësit e shfrytëzojnë rrjetin “Microsfot Teams”, pasi që platforma nacionale është tërësisht jofunksionale.
“Na siguruan se brenda një muaji do të mund të bëjnë diçka që nuk mund të realizohet. Në vetë fillimin e vitit shkollor, sipas Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, mbi 80 mijë nxënës nuk kanë kushte elementare për ndjekjen e mësimit online. Kërkesa e tyre për futjen e modelit për mësim të kombinuar nuk është lejuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit me të drejtë frikohen se viti shkollor mund të humbet.”,- tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Marketing