“Viti më i keq ndonjëherë”, revista Time fshin 2020

“Viti më i keq ndonjëherë”: Kështu shkruan e përjavshmja amerikane Time, pa asnjë keqardhje për vitin 2020 të shënuar nga makthi i pandemisë.

Marketing

“Kjo është historia e një viti që nuk do të dëshironi ta shihni më kurrë,” shkruhet në artikullin kryesor të realizuar nga kritikja kinematografike Stephanie Zacharek, në numrin që do të dalë në treg më 14 dhjetor.

Në kopertinë, me një sfond të bardhë, qëndron shkruar me të zeza 2020 dhe mbi të një kryq i kuq.

“Ka pasur vite më të këqija në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe sigurisht vite më të këqija në historinë e botës, por shumë prej atyre që jetojnë sot nuk kanë parë diçka të tillë më herët”, shkruan Zacharek, duke kujtuar se duhet të jemi “mbi 100 vjeç” për të kujtuar shkatërrimin e Luftës së Parë Botërore dhe pandeminë e gripit të vitit 1918; rreth 90 për të marrë një kuptim të privimit ekonomik të shkaktuar nga Depresioni i Madh; dhe 80 për të mbajtur një kujtesë të Luftës së Dytë Botërore dhe tmerret e saj “.

2020 u shënua nga “përsëritja e katastrofave natyrore që konfirmojnë se sa kemi tradhtuar natyrën dhe një zgjedhje e kontestuar në bazë të fantazisë”, shpjegon kritikja, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të sfiduara nga Trump. Dhe mbi të gjitha, viti që do të mbyllet u shënua nga një “virus që buroi, ndoshta, nga një lakuriq nate, i cili ka shkatërruar jetën e praktikisht të gjithëve në planet dhe ka vrarë rreth 1.5 milion njerëz në mbarë botën”./