Vitia – Flamurtari, kryendeshja e javës

Java e 22-të në Ligën e Parë, do të përmbyllet me plotë gjashtë ndeshje interesante në Grupin A dhe B

Në Grupin A priten të zhvillohen hiq me pak se katër takime, vëmendja kryesore do të jetë në “Liman Gegaj”, pasi do të përballen Malisheva me A&N.

Ndërkaq, tri ndeshjet tjera janë Liria – Drenas, Vëllaznimi – Onix Banja dhe Trepça – Vushtrria.

Marketing

Kurse përballje me rivalitet të forte do të jetë edhe në Grupin B, pasi Vitia dhe Flamurtari do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për t’i bërë presion Ulpianës e cila kryeson garën.

Ndërkoh në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes Dardanës dhe Vllaznisë, të cilat luftojnë për të ju larguar zones së rrezikut.

Liga e Parë e Kosovës:

Grupi A:

Malisheva – A&N
Vëllaznimi – Onix
Trepça – Vushtrria
Liria – Drenasi

Grupi B

Dardana – Vllaznia
Vitia – Flamurtari.

Marketing