Vitia: Jemi në koordinim zyrtar me komunat në veri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se është në koordinim zyrtar me komunat veriore dhe se vendosja në karantinë e dy komunave veriore është bërë në kuadër të masave që parashihen nga protokollet e epidimiologëve dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marketing

“Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, përballimi saj kërkon përkushtim dhe injorim të dallimeve të mundshme. Kujdes, ju lutem kujdes nga komunikatat e pasaktësuara”, ka thënë Vitia në një konferencë për media të mbajtur të shtunën në mbrëmje.

Marketing