Vitin e ardhshëm mbi 100 milion euro projekte në energjetikë

Mbi 100 milionë euro projekte në energjetikë nga investimet private është impakti i rritur ndaj ekonomisë për vitin e ardhshëm. Qeveria paralajmëron se në fillim të vitit 2019 do të shpallet tender për minimum 100 megavat kapacitete të instaluara në fotovoltaikë.

Marketing

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, janë krijuar parakushte që Ligji për energjetikë të japë rezultate me investime të fokusuara në burimet e ripërtëritshme të energjisë, të fokusuara në bazë ekonomike me premium tarifë.

“Dua t’ju paralajmëroj një investim serioz dhe agresiv në energjetikë për vitin e ardhshëm, para së gjithash në burimet e ripërtërithsme të energjisë elektrike dhe shpalljen e tenderit në fillim të vitit të ardhshëm për minimum 100 megavatë kapacitete të instaluara në fotovoltaikë, me ç’rast shteti do t’i përgatisë parcelat dhe planet urbanistike për investitorët që të kenë punë sa më të lehtë të mundshme.

E tërë kjo do të jetë në bazë premium, gjegjësisht në bazë të ankandeve dhe tani më nuk do të ketë ndarje ‘kush është miku im, e kush jo’ do të ketë procedurë transparente në të cilën do të mund investitorët më të mirë të japin centrale fotovoltaike elektrike”, tha Angjushev në prezantimin e sotëm të programit ekonomik nga Propozim buxheti për vitin e ardhshëm.

Marketing