Me një manifestim solemn, Shoqata Kulturore Vizioni-M ka shënuar njëzet vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë prezantimit të historikut të shoqatës, u tha se fundvitet e 90-ta ishin kohëra shumë të vështira, megjithatë disa studentë vendosën të themelojnë një shoqatë që në atë periudhë ishte sfidë mjaft e madhe. e vështirë, por që vullneti dhe dëshira e tyre për të pasur një të ardhme ishte e pathyeshme.

Erduan Dauti nga Shoqata Vizioni-M, tha se përgjatë viteve, dikush u aktivizua në aktivitete kulturore apo arsimore duke vazhduar në edukim fetar, duke qenë të bindur se e mira nuk vjen vetvetiu por se duhet punuar për të, vazhduan pareshtur drejt qëllimeve të tyre.