Vizita misterioze: Çfarë kërkoi Dodiku në Zagreb?

Anëtari i Parlamentit kroat Zlatko Hasanbegoviq komentoi vizitën e Milorad Dodikut në Zagreb, duke thënë se qëllimi i saj nuk ishte i qartë për askënd.

Marketing

Sipas tij, kjo është e qartë vetëm për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe kryeministrin, Andrej Plenkoviq.

Hasanbegoviq ia përkujton publikut kroat se anëtari serb i Presidencës së BeH-së është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ai është i ndaluar të hyjë dhe pasuria e tij është e ngrirë, njofton portali Klix.ba.

“Në shkurt të këtij viti, përfaqësuesi i lartë në BeH informoi publikun se Bashkimi Evropian po e shqyrton edhe mundësinë e ndalimit të hyrjes së Milorad Dodikut në Bashkimin Evropian. Nëse kjo është e vërtetë, vetëm mund të vërej se ai po e shfrytëzon mundësinë që pas vënies së ketyre skansksioneve të vizitojë anëtarën më të afërt të BE-së të Bosnjë-Hercegovinës.” “, thotë Hasanbegoviq.

Ai gjithashtu tha që qeveria në mandatin e mëparshëm, e kryesuar nga Andrej Plenkoviq, ishte qeveria e parë dhe e fundit në botë që nënshkroi një marrëveshje ndërkombëtare me entitetin e Republikës Serbe, të kryesuar nga Milorad Dodik në atë kohë.

“E përsëris, qeveria e parë dhe e fundit në botë,” theksoi ai.

Hasanbegoviq gjithashtu beson se vizita e Dodikut është më shumë se simbolike vetëm një ditë pas kremtimit të festës së re serbe në Beograd dhe Banjallukë, e cila përshkruhet si dita e bashkimit kombëtar serb dhe flamuri serb.

“Ai e tha qartë se qëllimi i politikës së tij është bashkimi shtetëror i entitetit të RS-së dhe Serbisë, që përkthyer në gjuhë gjeopolitike do të thotë krijimin e Serbisë sëë madhe para portës së qytetit të Zagrebit. Jam i sigurt që Milanoviq dhe Plenkoviq do të ndajnë mendimet e tyre me Dodikun dhe në çfarë mënyre, në cilën fazë, mendon për të ringjallur atë iluzion për bashkimin e entitetit të RS-së dhe Serbisë dhe për t’i paraqitur pikëpamjet kroate mbi atë plan, i cili është burimi zero i të gjitha problemeve nga 1990 deri më sot”, tha ai.

Dodik ishte dje në Zagreb dhe të gjitha mediat në BeH-së raportuan për reagimet e zyrtarëve më të lartë të Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me këtë vizitë, e cila ngriti shumë pluhur.

Marketing