Vjedhja me dekoderat, kushtonin 300 lekë, u shitën për 30 euro!

Dekoderat kanë një çmim mjaft të lirë. Ato kushtojnë vetëm 3 dollarë në blerjet online ose 300 lekë, në një kohë që qytetarëve shqiptarë këto dekodera u shitën nga kompanitë e mediave të blera të pushtetit për 30 dollarë.

Marketing

Nuk kemi të bëjmë vetëm me një abuzim skandaloz, por edhe me një koordinim mjaft të mirë në këtë vjedhje që u bëhet qytetarëve shqipatrëve mes AMA-s dhe tre kompanive që hodhën në treg aparaturat duke i shitur me 10 fishin e vlerës reale të tyre.Vetë kreu i autoritetit të AMA-s, Sala i pyetur nga mediat në lidhje me arsyet se përse një pajisje që kushton vetëm 300 lekë po u shitet shqiptarëve me 30 euro e pohoi këtë fakt, por tha se ai nuk mund të ndërhyjë tek kompanitë që i shesin dekoderat.

Shuma e përfituar vetëm në 24 orë nga shitja e mijëra dekoderave arriti në disa dhjetra milionë euro.

Pak pasi 4 anëtarë të AMA-s kërkuan shkarkimin e tij, ka reaguar edhe kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala. Kreu i AMA-s nuk ka kursyer as akuzat ndaj kolegëve duke u shprehur se asnjëri nga ata nuk ka kontestuar procesin.

Në reagimin e tij, Sala hedh poshtë pretendimet e kolegëve të tij, që procesi ishte antikushtetues, duke theksuar se procesi i digjitalizimit për Tiranën dhe Durrësin është bazuar në Strategjinë Kombëtare të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012.

“Në cilësinë e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pasi u njoha dhe me qendrimin mediatik të disa kolegëve të bordit, po bëj deklaratën e mëposhtme:

Angazhimi në procesin e digjitalizimit për qarqet e Tiranës dhe Durrësit ka qenë dhe është i bazuar në Strategjinë Kombëtare të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012, gjithashtu bazuar në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ka qenë e njëjta performancë nga AMA, si në tre rastet e kalimit nga analogu në numerik të zbatuara hap pas hapi, fillimisht në qarkun e Beratit, e duke vijuar më pas në atë të Korçës dhe të Fierit. Prej më shumë se një viti kur nisëm të angazhohemi me të tre qarqet dhe deri sa e finalizuam me sukses procesin në to, sigurisht që kemi hasur dhe vështirësi dhe të papritura, por gjithçka është tejkaluar. Vlen të përmendet se askush nga kolegët në Bord, përfshirë dhe ata të qëndrimit të sotëm mediatik, në asnjë rast nuk kanë përmendur ndonjë kontestim mbi procedimin, për shpalljen e afatit për fikjen e sinjaleve analoge brenda territorit të qarkut, për renditjen e kanaleve në platforma etj”, shprehet ai.

Sala thekson faktin që AMA duhet të intensifikojë fushatën e informimit për qytetarët.

“Nisur nga zhvillimet e fundit, AMA angazhohet që të intensifikojë edhe më shumë fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për ta bërë atë sa më kapilare në dobi dhe interes të publikut”, thotë Sala.

Kujtojmë që dje katër anëtarë të AMA-s, njofton RD, kërkuan largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala duke cilësuar vendimin e e fikjes së sinjalit analog si veprim antikushtetues. Propozimi erdhi nga anëtari i AMA-s, Sami Neza dhe u firmos dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.