Vjedhje dhe organizatë kriminale, ekstradohen drejt Italisë 9 shqiptarë

Gjatë ditës së sotme janë ekstraduar drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri.

Marketing

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, dhe janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Sikurse njofton policia, ata ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Marketing