Befasitë në Kupën e Botës nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk ka si të mungojnë as në “Rusia 2018”.

Portieri i Egjiptit, Esam El-Hadari, i cili është plot 45-vjeç do të kërkojë të thyejë rekordin e vendosur nga Roger Milla, për t’u futur në historinë e Botërorit, si lojtari më i vjetër që është aktivizuar ndonjëherë në eventin më të rëndësishëm të futbollit.

Përveç këtij rekordit, një tjetër fakt interesant te Kombëtarja e Egjiptit.

Vajza e portierit 45-vjeçar, është bashkëshortja e futbollistit Kahraba, që është pjesë e kombëtares në Botëror. Në këtë mënyrë vjehrri dhe dhëndri luajnë së bashku në Kupën e Botës.