Gjykata e obligoi që të paguajë edhe harxhimet e gjykimit, edhe dëmin mbi 400 mijë eurosh që ia ka shkaktuar MPB-së.

Prokurorja Fatime Fetai duke marrë parasysh këto fakte, kërkoi që menjëherë Popovski të dërgohet në paraburgim si garanci se nuk do të arratiset, derisa vendimi gjyqësor të bëhet i plotfuqishëm. Gjykatësja Dobrilla Kacarska sikurse kolegu i saj Darko Todorovski i cili dje ia dha verdiktin Zoran Zaevit, arsyetoi vendimin e saj para kamerave të shumta televizive.

U treguan pikat kyçe të procesit. Poentat e mbrojtjes dhe të prokurorisë. Kacarska shpjegoi hapjen e disa tenderëve dhe ofertave për furnizim të MPB së me makina, dhe kujtoi se pasi që është hapur procedura, kanë ndryshuar kushtet. Edhe pse fillimisht ka fituar një kompani tjetër, nuk është lidhur kontratë me kompaninë me ofertën më të volitshmë por është vazhduar me tenderin kokë më vete me kompani që kokë më vete i ka zgjedhur Gjoko Popovski.