Vjen fitorja e parë për Arsenalin

Arsenali ka shënuar fitoren e parë në Premierligë këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur të mposht 3:1 West Ham United në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Premierligë.

Marketing

Mysafirët e West Hamit kaluan të parët në epërsi kur Arnautovic në minutën e 25’ shënoi për 0-1.

Nacho Monreal pesë minutë më vonë barazoi në 1:1.

Epërsinë e parë Arsenal e arriti në minutën e 70′ kur Diop shënoi në portën e tij.

Rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi Danny Welbeck, që shënoi për 3:1 në minutën e 93′.

Xhiron e ardhshme Arsenali udhëton në Cardiff, ndërsa West Ham United pret Wolvesin.

Marketing