Vjen largimi i parë nga Milani pasi dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Për vetëm një pikë Milani nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edhe pse në ndeshjen e fundit mposhtën Spalin me rezultat 2-3.

Marketing

Fajin më të madh për këtë disfatë iu faturua drejtorit sportiv, Leonardo, shkruan Indeksonline.

Gjatë orëve të ardhshme ai pritet të konfirmoj dorëheqjen pasi dështoi në dy merkatot që i kishte në dorë.
Ai pritet të zëvendësohet nga drejtori sportiv aktual i Lille, Luis Campos i cili është përmendur shumë kohët e fundit.

Në dyshim është edhe e ardhmja e Maldinit. Legjenda rosonere mund të largohet ose të paktën do t’i ulen përgjegjësitë.
Drejtuesit do të mblidhen për të vendosur edhe nëse Gattuso do të vazhdoj apo do të largohet.

Marketing