Vjen lëvizja e fundit, kryeministri i kërkon presidentit shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka kërkuar sot shpërndarjen e parlamentit.Ky veprim vjen pas vendimit, se me 7 korrik në Greqi do mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Mandati i kryeministrit do të përfundonte në muajin tetor, por Tsipras u detyrua të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas humbjes së thellë të partisë së tij SYRIZA në garën për Parlamentin Evropian.

Për mediat Tsipras ka bërë me dije, se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në përfundim të zgjedhjeve.

Ndërkaq, vetëm një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, sondazhet vazhdojnë t’i japin avantazh të dukshëm Demokracisë së re me një epërsi prej 7,7 për qind.

Marketing