Vjen përforcimi i parë për skuadrën e Dukagjinit

Vjen përforcimi i parë për skuadrën e Dukagjinit, e sapongjitur në elitën e futbollit tonë.

Marketing

Ekipi nga Klina, pasi zgjodhi trajnerin e ri, Xhengis Rexhepin, zyrtarizoi sot qendërmbrojtësin Elton Basriu nga Shqipëria, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës ’89.

31-vjeçari është një futbollist me eksperiencë dhe e njeh mirë futbollin kosovar, pasi para se të ishte pjesë e skuadrën nga Mitrovica ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit, ndërsa në Shqipëri ka luajtur për ekipe të tilla Bylis, Kamza e Elbasani.

Marketing