Vjen suksesi i katërt radhazi, Real Madrid tre pikë larg kreut (Video)

Atletico Madrid humbi dhe Real Madrid nuk mund të gabonte. Kampionët në fuqi fituan 0-1 në fushën e Valladolid, sfidë që u vulos nga goli i Casemiros në pjesën e dytë.

Marketing

Mesfushori brazilian (golashënuesi i dytë më i mirë i Los Blancos) shfrytëzoi një kros të Toni Kroos nga goditja e dënimit dhe finalizoi me kokë, duke gjetur golin e pestë sezonal në La Liga.

Një gol i rëndësishëm që i dhuroi Realit fitoren e katërt radhazi në kampionat. Diferenca me Atleticon e vendit të parë është vetëm tre pikë, por ekipi i Simeones ka luajtur një ndeshje më pak.