Vjosa Osmani heq nga zyra foton e Presidentit Hashim Thaçi

Emërimi i Vjosa Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës solli edhe ndryshimet e para në zyrën e saj.

Marketing

Ajo ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi dhe e ka zëvendësuar me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Kjo është vënë re gjatë takimit të sotëm që Osmani e pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Por Osmani sqaroi se foton nuk e larguar krejtësisht, por e ka zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës. Kryeparlamentarja e re tha se kishte dashur që fotografia e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova të qëndrojë aty pasi inspirohet për çdo veprim politik të saj.

“Natyrisht që ka arsye, unë e njoh shumë mirë ligjin, siç e dinë të gjithë kolegët e mi në Kuvendin e Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit aktual të vendit ndodhet në kabinet, është zhvendosur nga vendi ku ka qenë më herët sepse unë kam dashur që në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron në fillim të çdo dite. Ju siguroj që secili veprim, jo vetëm ky, është në përputhje me ligjin, zhvendosja është ndryshim i vendit konkret dhe gjithçka është në përputhje me ligjin, presidenti Rugova siç e kam thënë edhe dje ka qenë dhe mbetet figura politike që ka inspiruar dhe inspiron çdo veprim timin politik”, u shpreh Osmani, raporton Kosovapress.

Marketing