Vjosa Osmani ia uroi Talat Xhaferit rizgjedhjen kryetar i Kuvendit dhe e ftoi ta vizitojë Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ia uroi Talat Xhaferit rizgjedhjen kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i dërguar njëherësh ftesë së shpejti ta vizitojë Kosovën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Marketing

Në urim, të cilin e publikoi shërbimi për informim i Kuvendit të Kosovës, Osmani shprehu bindjen se gjatë mandatit të Xhaferit do të intensifikohet bashkëpunimi midis dy dhomave ligjdhënëse, “me këmbimin e praktikave dhe përvojave parlamentare, si edhe për zhvillimin e diplomacisë parlamentare”.

Osmani e përshëndeti rritjen e prezantimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe i theksoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira miqësore midis dy vendeve në të gjitha sferat.

“Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë̈ e Veriut do të jetë fuqizim i demokracisë̈, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një̈ Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian. Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie miqësore në të gjitha sferat!

Ndaj, në një kohë të afërme, pres një vizitë tuajën zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje”, thuhet në urimin e Osmanit për Xhaferin.

Marketing