Vjosa Osmani reagon pas përplasjes së presidentit Thaçi me deputetët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas debatit që ka zhvilluar sot me deputetët e kuvendit në Komisionin parlamentar hetimor.

Aty presidenti Thaçi ishte ftuar nga Komisioni hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Deputetja Osmani në një shkrim të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook ka shkruar se “Institucioni më i lartë i vendit, Presidenti = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar është shoqëruar me përplasje të shumta ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionit.

Thaçi ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit, me arsyetimin se ky Komision ka shkelur ligjin pasi që ka angazhuar ekspertë të huaj për të hetuar rastin