Vlerësimet e Komisionit të Venecias për Ligjin e gjuhëve,regon politika

Reagimet e para pas vlerësimeve jozyrtare të Komisionit të Venecias për ligjin për përdirmin e gjuhëve erdhën nga opozita maqedonase e cila kishte kundërshtuar këtë ligj që nga propozimi i tij. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ligji paraprak i vitit 2008, me disa ndryshime të vogla, është më i përshtatshëm për zbatim.

Vlerësojmë se ligji i vitit 2008 ishte i zbatueshëm. Ndoshta do të duhej të kishte plotësime për të qenë më efikas në pjesën e zbatimit por gjithsesi për atë ligj nuk vërejtje të këtilla dhe mangësi ligjore. Secilës pale t’i mundësohet ta ndjekë ose t’i këtë të gjithë dokumentet edhe në gjuhën e tij amtare por të ketë dallim mes kominikimit zyrtar dhe interpretimit, vendimit gjyqësor, procesverbalit ose dëshmisë zyrtare të dikujtë, të vërtetohet në një gjuhë që të munden gjykatat të punojnë të unifikuara”-tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Partitë shqiptare kundërshtojnë vlerësimet e Komisionit të Venecias. Sipas BDI-së, ligji edhe tani është i zbatueshëm në strukruat e institucioneve gjyqësore.

Njëjtë sikurse funksionon Bashkimi Evropian me të gjithë ata gjuhë zyrtare në të gjitha strukturat, njëjtë mund të funksionojë edhe shoqëria jonë me theks të veçantë edhe në gjyqësor. Atëherë kur do të jemi të gatshëm ta zbatojmë përdorimin e plotë të gjuhës shqipe edhe në procedurat gjyqësore, atëherë do të fillojë zbatimi i ligjit. Gjithsesi se palët kanë të drejtë që tani që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre gjuhësore dhe kjo nuk duhet të paraqesë pengesë”-theksoi Artan Grubi, BDI.

Aleanca për Shqiparët vlerëson se shqipja mundet vetëm të avancohet duke u përfshirë edhe në Kushtetutë por jo të ketë regres në përdorimin e saj.

Ky ligj nuk ka kthim prapa për Aleancën për Shqiptarët. Nëse BDI-ja ka qëndrim tjetër nga ky, atëherë vetë duhet të deklarohen. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i saj me Kushtetutë dhe assesi nuk mund të pësojë kthim prapa”-tha Arta Toçi, Aleanca për Shqiptarët .

Vlerësimet e Komisionit të Venecias me të cilat kontestohen disa dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht për dygjuhësinë në gjyqësor, do të zyrtarizohen më 17 tetor.

evn