Vlora nuk gjen qetësi, sërish e përmbytur pas shirave (Video)

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për vlonjatët, të cilët duhet të përballen me përmbyetjet sa herë që ka reshje shiu. Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intesitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë.

Siç shihet edhe në video, situata paraqitet e rënduar duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Si çdo herë më problem ngelet zona e Skelës si dhe lagjja ‘28 Nëntori’ ku aktualisht niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Edhe pse punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë në terren për normalizimin e situatës, gjendja mbetet problematike.

evn