VMRO: Aferë e re nga Filipçe për furnizimin me ilaçe

VMRO sërish ka akuzuar ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, për një aferë të re. Sipas zëdhënësit të VMRO-së, Naum Stoillkovski, Filipçe është përfshirë në furnizimet përmes donacioneve , me ilaçe me afat të shkurtër skadence.

Marketing

“Në një kohë kur opinioni pret ende sqarimin e skandalit me tenderët e përgjakur, ende nuk është sqaruar as skandali me tenderin prej 3 milion eurosh nga Klinika për hematologji për firmën familjare të drejtoreshës së klinikës, i pandërrueshmi Venko Filipçe, përflitet për një aferë të re, kësaj radhe për furnizimet përmes donacioneve, me ilaçe me afat të shkurtër përdorimi.

Ministri Venko Filipçe, drejton me një organizatë joqeveritare për donacion të ilaçeve me afat të shkurtër për nevojat e shteteve të Europës Qëndrore dhe Lindore si dhe për shtetet e ish Bashkimit Sovjetik. Donacionet e tilla, kompanitë donator i përdorin për të hequr qafe ilaçet që kanë afat shumë të shkurtër skadimi, pasi shkatërrimi i këtyre barërave pas skadimit të afatit, është proces i shtrenjtë.

Prandaj opinionin e shqetëson ky fakt sidomos skandalit me shpërndarjen e insulinës me afat të shkurtër në Republikën e Maqedonisë” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.