VMRO akuzon Angjushevin: Vazhdon me gënjeshtra të reja

VMRO-DPMNE-sa opozitare ka kritikuar ashpër deklaratat e zv kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev duke theksuar se: “njoftimi për katër investime të reja të Angjushevit janë katër gënjeshtra të reja të kësaj Qeverie kriminale dhe të paaftë”.

Marketing

Sipas VMRO-së për dy vite qeveria aktuale dhe Angjushev nuk sollën asnjë investim dhe nuk hapën vende të reja të punës.

“Maqedonia në vend se të jetë e para në zhvillim ekonomik, me të paaftin Zoran Zaev u bëmë të parët në borxhe”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Që kur LSDM është në Qeveri, ekonomia në shtet është në rënie të vazhdueshme, kurse qytetarët jetojnë më me vështirësi. Premtuan jetë, ndërsa qytetarët morën varfëri dhe shkatërrim të standardit të tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.