VMRO akuzon LSDM-në për ngecje të investimeve të huaja

VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jetë partia që do të udhëheq qeverinë e re, tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski nga Ilindeni, në kuadër të bisedimeve për Rimëkëmbjen e Maqedonisë.

Marketing

Nikollovski vuri në dukje se tendenca e fundit e investimeve të huaja ka ngecur. Ai gjithashtu informoi se tre kompani që fillimisht investuan në vend, tani po largohen për të investuar në Serbi. Vlerëson se me këtë gjë humben gati dy mijë vende pune.

“Fatkeqësisht, këto tre vjet janë vite shkatërrimi dhe ngecje, vite në të cilat lulëzon korrupsioni dhe fundoset ekonomia. Vite në të cilat ne shohim raketë dhe korrupsion, ne shohim çanta plot para që shkojnë tek njerëzit afër qeverisë dhe në të njëjtën kohë shohim një ekonomi që fundoset dhe njerëz që largohen nga vendi. Kjo duhet të ndryshojë, dhe me idetë që presim nga qytetarët presim që kjo gjë të ndryshohet”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i partisë VMRO-DPMNE.

Marketing