VMRO akuzon Zaevin se po mbron Rashkovskin

Në vend se të thirret në përgjegjësi për Rashkovski, Zoran Zaev e mbron Dragi Rashkovskin. Kështu tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE. Në reagimin e tyre për media Vasilevska tha që Zoran Zaev sot dëshmoi se Rashkovski punon në bazë të instruksioneve të tij dhe për qëllimet e tij dhe se përgjegjës kryesor për këtë tender dyshues është vet kryeministri Zaev.

Nga VMRO bëjnë thirrje Prokurorisë Publike Themelore që të ndërmarre masa dhe të kërkoj paraburgim për Rashkovskin dhe të thirret për të dhënë deklaratë edhe kryeministri Zaev.

“Koleg Dragi Rashkovski a jeni vetëm përmbarues i personit Zoran Zaev i cili është personi tek te I cili duhet të transferohen paratë nga avanta 7 milionëshe. Bëhuni i guximshëm dhe mos e mbroni njeriun i cili pa turp e gënjen gjithë opinion publik në Maqedoni.

Njëjtë sikur tek Zaev i cili kërkonte euro për metër katror, ashtu edhe për Rashkovskin ekzistojnë video incizime ku dëgjohet “ Leonardo will win the tender”. Çfarë ka këtu të pa kuptueshme, ende pa u lidhur marrëveshja me Leonardon, është ditur se kush do ta fitojë tenderin”, deklaroi Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

evn