VMRO ankimon vendimin e KSHZ-së te Gjykata Administrative

VMRO-DPMNE parashtroi padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me një parashtresë të VMRO-DPMNE-së e cila ka të bëjë me procedurën për votim, mbledhje dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimin numër 1789, për zgjedhjen e kryetarit të komunës të Komunës të Novo Sellës.

Marketing

VMRO-DPMNE në ankesë kërkon anulimin e votimit në vendvotimin 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës në Novo Sellë dhe votimin të përsëritet në afatin e përcaktuar ligjor të konfirmuar me Kodin Zgjedhor.

VMRO-DPMNE këtë ankesë e parashtron për shkak faktit që rezultati në këtë Vendvotim ndikon në rezultatin përfundimtar për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës.

Presim që Gjykata Administrative Shkup e udhëhequr nga e drejta dhe dispozitat pozitive ligjore ta pranojë ankesën me të cilën do të rregullojë një moment nga inxhinjeringu zgjedhor i zbatuar në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE

Marketing