VMRO dhe LSDM, akuza të ndërsjella për të punësuarit në administratë

Edhe sot vazhduan kritikat ndaj partisë në pushtet nga partia opozitare, VMRO-DPMNE. Sipas deputetit të VMRO-së, Nikolla Micevski, “përderisa presim që ministrat e financave të shoqërisë informatike dhe administratës të fillojnë me reforma, në Maqedoni ekzistojnë ligje që nuk respektohen dhe shkelen rëndë nga organet e administratës shtetërore dhe institucionet publike”.

Marketing

“Sipas nenit 8, 9 dhe 13 të Ligjit për transformim në punësim të përhershëm, institucionet nuk mund të punësojnë njerëz për të kryer punë fizike apo intelektuale, bazuar në punën e kontratës më shumë se 1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në fund të një vit më parë, ose më shumë se tre persona në institucionet në të cilat numri i përgjithshëm i të punësuarve është më pak se 300 persona, pavarësisht nenit 8 të këtij ligji, institucionet mund të angazhojnë persona mbi normën standarde dhe një periudhë më të gjatë kohore se e parashikuar pasi të ketë marrë në pajtim nga Ministria e Financave”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE, Nikola Micevski.

Ndërkohë, në reagimin me shkrim të LSDM-së theksojnë se VMDO-DPMNE nuk ka absolutisht asnjë kredibilitet për të folur për të punësuarit e administratës dhe se LSDM po punon më përgjegjësi të madhe dhe në interes të qytetarëve.

“Opozita VMRO-DPMNE nuk ka absolutisht asnjë kredibilitet për të folur për të punësuarit e administratës, sidomos kur i gjithë publiku kohëve të fundit e ka kuptuar se si partia me vite është sjellë ndaj institucioneve dhe të punësuarve në administratën shtetërore. Kërcënimet, frikësimet, duke shkuar derë më derë dhe në disa raste, ka pasur maltretime tek të punësuarit, që ishte një tipar i sundimit të VMRO-së dhe kjo gjë ka mbaruar me procesin e filluar të reformave dhe profesionalizimin e institucioneve shtetërore.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM është përgjegjëse, e përgjegjshme dhe punon vetëm në interes të qytetarëve, e cila është kategori e panjohur e VMRO-DPMNE-së”,- thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se nuk ka më manipulime sikur në kohën e kriminelëve të VMRO-DPMNE-së.

“Për herë të parë, sipas LSDM-së, qeveria njoftoi gjithashtu numrin e përgjithshëm të të punësuarve në administratën publike. VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet për të dalë nga matrica e lajmeve dhe trillimeve të rreme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Marketing