VMRO-DOPMNE propozon kuadrot e ri në Qeverinë Teknike

Derisa zgjat debati nëse kolonel Kovaçki mund të jetë ministër teknik i Punëve të Brendshme, raportohet se VMRO-DPMNE tanimë ka caktuar kandidatët për funksionet tjera në Qeverinë Teknike që u takojnë në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës.

Marketing

Kështu që pasardhës i Milla Carovskës në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale do të jetë Rashella Mizeahi. Partia e Mickoskit do të propozoj edhe tre zv. Ministra. Nena Stamenkovska, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Gordana Dimitrovska, në Ministrinë e Financave dhe Cvetan Tripunovski në Ministrinë e Bujqësisë.

Marketing