VMRO dorëzon interpelancë ndaj ministrit të jashtëm, Dimitrov

Dje në arkivën e parlamentit grupi parlamentar i VMRO-së ka dorëzuar një interpelancë për punën e ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov shkruan Magazin.

Marketing

Pas mbledhjes komemorative për ish kreun e parlamentit Lubisha Georgievski, grupi parlamentar i VMRO-së pas koordinimit ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë pasiqë sipas tyre shumë qytetarë janë ndier të prekur dhe ofenduar nga deklarata e Dimitrovit në parlament ku ka thënë se se kur bëhet fjalë për nacionalitetin maqedonas ‘bëhet fjalë për nacionalitet me kompleks’ duke prekur të kaluarën pasiqë nuk e din identitetin e tij.

Në arsyetimin e interpelancës për Dimitrovin potencohet se në lidhje me nacionalitetin maqedonas dhe dinjitetin e tyre ai i ka prekur shumë ndërsa theksohen aty edhe nenet 2 dhe 9 nga kushtetuta e Maqedonisë e nënshkruar nga ana e deputetëve pasiqë janë shkelur disa parime në mënyrë arogante.

Pas dorëzimit të kërkesës për interpelancë, në parlament do të kërkohet diskutim mbi interpelancën dhe të vërtetohet përgjegjësia pofesionale, morale dhe politike e ministrit Dimitrov, ndërkohë që kryeparlamentari Xhaferi duhet të njoftojë ministrin Dimitrov në lidhje me kërkesën për interpelancë të dorëzuar nga VMRO të premten më 7 dhjetor.

Marketing