VMRO dorëzon kandidaturën e Siljanovskës në KSHZ

Fushatë evropiane do të zhvillojnë VMRO-DPMNE dhe koalicioni i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, paralajmëroi sot nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovski, pasi që në KSHZ edhe zyrtarisht e parashtroi kandidaturën për kandidaten e tyre për shefe të ardhshme të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova me mbështetje prej 17.000 qytetarëve.

Marketing

“Sot është ditë e bukur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sepse kemi kandidat të shkëlqyeshëm, kandidat që do ta pranojnë shumica e qytetarëve dhe do të bashkohemi drejt një fitore të madhe për Republikën e Maqedonisë”, tha Misajllovski dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkangjiten, që ta zhvillojnë, siç tha, këtë luftë dhe betejë për drejtësi.

Theksoi se Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhja e vërtetë për presidente të ardhshme të vendit dhe shtoi se pret fushatë të shkëlqyeshme sepse ka bazë për garë të mirë me ç’rast do të fitojë më i miri, ndërkaq sipas tyre, ajo është Gordana Siljanovska Davitkova.

Kandidatura e Gordana Siljanovska Davkokës është parashtruar nga parashtruesi VMRO-DPMNE, tha Misajllovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është parashtruar nën emrin e Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Realiteti është se kjo qeveri e ndërroi emrin e Republikës së Maqedonisë, realiteti është se i ndryshuan të gjitha termet maqedonase , realiteti është se kjo qeveri sado të fliste se e mbron tërë atë që është maqedonase, kjo nuk ndodhi”, tha Misajllovski dhe shtoi se partia e tij do të provojë në çfarëdo mënyre ta kthejë identitetin.

Së shpejti paralajmëroi prezantim të programit i cili ende po përpunohet, i cili, siç tha, do të prekë të gjithë qytetarët dhe paralajmëroi fushatë evropiane, sepse partia e tij vetë veten e sheh në Evropë.

Në pyetjen se si anëtarët e VMRO-DPMNE-së votuan dje në Bruksel lidhur me suspendimin e partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban nga EPP-ja,l Misajllovski u prëgjigj se më mirë është të pritet delegacioni të kthehet dhe hollësisht të përgjigjet saktë për atë që është votuar për secilën çështje në veçanti.
Mu para parashtrimit të kandidaturës së Siljanovska Davkovës, në KSHZ u parashtrua edhe kandidatura e kandidatit për president nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski. Para dy ditëve, kandidaturën e parashtroi edhe kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka. ab/

Marketing