Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim dërgoi një mesazh qeverisë që të mos përdorë interesat shtetërore dhe kombëtare si mbrojtëse që mund t’i mbulojë grabitjen masive që po kryen aktualisht.

“Nuk mund të ndryshohet emri dhe Kushtetuta e shtetit vetë për të vjedhur disa miliona euro, siç po shikojmë këto ditë që po ndodhin. Njerëzit e kuptojnë se lakimi i shpinës është gjimnastikë e mëngjesit të Zoran Zaev që të jetë i gatshëm për t’i pranuar të gjitha linjat e kuqe greke në të ashtuquajturën marrëveshjen me Republikën Greke. Qytetarët e kuptojnë lojën dhe angazhimin e Zaev për shëmtimin dhe humbjen e veçorisë maqedonase me humbjen e historisë dhe identitetit, nëpërmjet deformimit të çdo institucioni shtetëror të quajtur si maqedonas”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.