VMRO-DPMNE: Duhet të kthehet sundimi i së drejtës në Maqedoni

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes një kumtese me shkrim thonë se drejtësia dhe qeverisja e së drejtës duhet të kthehen në Maqedoni.

Marketing

“Maqedonia është shtet i robëruar, e robëruara nga zaevizmi, sistem i qeverisjes të së cilës ka shfuqizuar shtetin e drejtë dhe qeverisjen e së drejtës në Maqedoni. Qeverisja mafioze e Zoran Zaevit dhe klanit të tij bazohet në ndjekjet politike të kundërshtarëve të tij. Atyre të cilët të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se Maqedonia është i vetëm shtet në Evropën demokratike që në shekullin 21 ka të burgosur politik, njerëz të cilët gjendet atje vetëm pse mendojnë ndryshe nga qëndrimet e Zoran Zaevit.

“Gjyqësori Kacarska dhe prokuroria Ruskoska janë simbol të zaevizmit, simbol i mos mbajtjes së premtimeve për drejtësi në Maqedoni, simbol i politikës e cila nuk zgjedh mjete dhe mënyrë për kryerjen e torturës mbi politikanët kundërshtarë”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.

Marketing