VMRO-DPMNE: Dy vite nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë e re

Partia më e madhe opozitare maqedonase përmes një komunikate për media kanë akuzuar Qeverinë e Zoran Zaev se në Maqedoni, për dy vite nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë e re, transmeton Zhurnal.

Marketing

Nga kjo parti akuzojnë se në vend nuk ka aspak investime, e as projekte. Gjëja e vetme e Qeverisë në fushën e infrastrukturës siç thonë nga VMRO ka qenë vallëzimi “qyqek” në tunelin e autostradës të ndërtuar nga Qeveria e mëparshme, përcjellë Zhurnal.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe LSDM kanë gënjyer kur në zgjedhjet e 2016tës premtuan se do të ndërtojnë 600 kilometra autostradë të re dhe 550 kilometra rruga të reja magjistrale.

“Qeveria jo vetëm që nuk ndërtoi asgjë të re, por edhe atë që duheshte të lëshohet në përdorim që ka ngelur nga koha e VMRO-DPMNE-së, nuk është lëshuar, dhe kështu autostrada Milladinovci – Shtip me muaj nuk është në përdorim nga arsye të cilat vetëm Zoran Zaev i di. Edhe pse nuk ka investime kapitale, Qeveria nuk ndalon duke hyrë në borxh. Ku shkuan mbi gjysmë miliard euro nga huamarjet e reja, ndërsa asgjë nuk është ndërtuar, është pyetje që Zoran Zaev dhe ministrate tij duhet t’iu përgjigjen qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO më tej akuzojnë se nga Qeveria e Zoran Zaev kur erdhën në pushtet paralajmëruan një “bum” ndërtimesh por nuk bënë asgjë.

“Sa më shpejtë ikë Qeveria e Zoran Zaev, aq më mirë për shtetin dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Marketing