VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por dëshiron qeveri teknike

Grupi parlamentar është kompakt dhe mbetet në qëndrimin se Marrëveshja e Prespës nuk u legjitimua në referendumin e 30 shtatorit, kështu thonë për Zhurnal nga VMRO-DPMNE-ja.

Marketing

Ndërsa, për idenë e plasuar nga kryeministri Zoran Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga kjo parti thonë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, por njëherë duhet të përfundohen disa çështje që më pas të shkohet në zgjedhje.

“Kemi Kod Zgjedhot. Në një nga takimet e liderëve jemi marrë vesh që kur të vjen koha për zgjedhje 100 ditë para mbajtjes së tyre duhet të formohet Qeveri sipas modelit të Përzhinës. Zaev ka tentuar ta tejkalojë këtë, të sqarojë akte ligjore për zgjedhje të shpejta midis 45 dhe 60 ditësh, por nuk mund ti ik modelit të Perzhinës për formomin e Qeverisë”, thonë nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRo-DPMNE.

Nga kjo parti poashtu, bëjnë të ditur se do të insistojnë me ngulmë që të respektohet në detaje çdo gërmë nga Marrëveshja e Përzhinës për modelin e formimit të Qeverisë teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Poashtu, VMRO-DPMNE ka edhe dy kërkesa tjera shtesë që të hyjnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare: shkarkimin e prokurorit publik dhe zgjedhjen e një prokurori tjetër me propozim të opozitës dhe formimin e komisionit anketues për referendumin e 30 shtatorit.

“Shkarkimi dhe emrimi i një prokurori të publik, i propozuar nga opozita që të hetohen të gjitha parregullësit gjatë procesit të referendumit, por edhe për gjithë punën e deritanishme të qeverisjes së LSDM-së. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së së shpejti do të propozojë që të formohet komision anketuese në Parlament, i cili do të shyrtojë procesin e mbajtjes së referendumit, do të analizojë atë që nga fillimi i shpalljes, mbajtja e fushatës, mjetet e harxhuara etj., e deri te mbushja e kutive me fleta votimi pro-referendumit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas analizave të kësaj partie rezulton se mbi 50 mijë vota janë manipuluar, gjegjësisht janë futur në kuti pa votuar qytetarët.

Marketing