Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate me shkrim ka ftuar gjithë qytetarët që ditën e diel të dalin në një marsh protestues që do të mbahet në Strumicë.

Sipas kësaj partie arsyet janë të shumta pse qytetarët duhet ta kundërshtojnë Qeverinë e kryeministrit Zaev. Nga kjo parti thonë se Zoran Zaev në vend të jetës solli varfëri, dhe në vend të dinjiteti solli poshtërimin.

“Përballja me ata që mendojnë ndryshe, presionet, revanshizmi është pasqyra e kësaj Qeveria. Ekonomia po fundoset. Rritja e BPV prej 0.1% është dëshmia se në çfarë katastrofe po na çon LSDM-ja. Ndërtimtaria është në kolaps, ndërsa dinjiteti i bujqëve është shkelur nga paaftësia e kësaj Qeverie. Jetojmë një jetë ku humbjet janë bërë përditshmëri, ndërsa fitoret janë zhdukur. Është koha që të jetë më mirë në Maqedoni. Është koha që të ngritet zëri i të gjithë atyre që janë të paknaqur nga kjo qeveri antishtetërore. VMRO-DPMNE fton gjithë qytetarët në marsh protestues në Strumicë të dielen me fillim të orës 13:00”, thuhet mes tjerash në kumunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Artikulli paraprakAmerika sot feston 242 vjetorin e Pavarësisë
Artikulli tjetërShi i rrëmbyeshëm dhe bubullima pasdite në pjesët veriore dhe lindore