VMRO-DPMNE-ja, përmes një kumtese ju bën thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten në protestat e së dielës në Kërçovë të cilat do të fillojnë në orën 13:00.

“LSDM-ja i nënvlerëson qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke menduar se krimin mund ta mbulojnë me ndarje të popullit, se dikush është pro, ndërsa dikush kundër NATO-s dhe BE-së në varësi të asaj nëse e përkrah ose jo marrëveshjen kapitulluese të Zoran Zaevit me fqinjin jugor”, thuhet në kumtesë

“Aleanca e udhëhequr nga Zoran Zaev mashtrohet kur mendon se mund të bindë dikë se puna e tyre kriminale është sipas standardeve evropiane. LSDM-ja nuk mund të manipulojë se vlerë evropiane është ndarja e tenderëve prej milionash për firma pa përvojë”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas kësaj partie për të arritur vlerat evropiane, është e nevojshme që LSDM dhe Zoran Zaev të largohen nga pushteti, pasi sipas tyre, vetëm atëherë shteti do të shkojë përpara.

“Të bashkuar t’i themi mjaft këtij pushteti jopopullor, mjaft krimit, mjaft shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare. Qytetarët dhe Republika e Maqedonisë do të fitojë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.