VMRO – DPMNE i jep pesë ditë afat zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në dhe qeverinë për shkatërrim të ekonomisë dhe varfërimit të skajshëm të qytetarëve.
Sipas VMRO-së “Qeveria kriminale e LSDM-së, e frikësuar për shkak se qytetarët njohën politikat anti-shtetërore dhe secilën ditë janë dëshmitarë të vjedhje që e zbaton i vetmi politikan i amnistuar në Evropë.

Marketing

“Pavarësisht se të gjitha parametrat ekonomik dhe social shkojnë negativisht në dëm të qytetarëve dhe shtetit, vetëm bizneset dhe llogaritë e karteleve kriminale në pushtet nga LSDM-ja shkojnë pozitivisht dhe rriten. A është i vetëdijshëm Zaevi që tek qytetarët mbizotëron apatija dhe depresioni sepse nuk mundin asesi ta lidhin muajin deri ne fund.

Ne kemi pas paralajmërime qysh në fillim qe këta njerëz nga LSDM nuk kanë qëllime të mira dhe nuk do të punojnë në interes të qytetarëve por vetëm për interes personal. Edhe njëherë ju bëjë thirrje që sa më shpejt që është e mundur të tërhiqen nga pushteti dhe funksionet kështu do të jetë më mirë për qytetarët dhe për shtetin . Sa më shpejt që do të largohen aq më mirë do jetë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimce Arsovski.

VMRO I jep afat prej 5 ditësh zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje për shpifjet ndaj Mickoskit, dhe nëse nuk bëhet atëherë do të paditet për shpifje.