VMRO-DPMNE: Janeva ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesat e miqve dhe familjarëve

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Katica Janeva, nën mbrojtjen e Zoran Zaev, ka qenë pjesë e haraçit milionësh,por edhe e ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesa të miqve dhe familjarëve”.

Marketing

“Katica Janva dhe të afërmit e saj, mund të numërohen tek më të pasurit në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Janeva ka punësuar familjarin e saj Vili Janev si shofer i Gjykatë së Gjevgjeslisë duke u bërë shofer i saj dhe ka paguar 30.000 euro dhe se në listë Janeva ka vendosur edhe të bijën e saj, Vili Janeva e cila, sipas OBRM-PDUKM, për një periudhë të gjatë jeton në Amerikë dhe ka marrë para nga PSP.

Sipas kësaj partie, Janeva ka ndarë para edhe për Vilma Petkova, motra e ish-koleges së saj dhe kryetarja e Gjykatës së Gjevgjelisë, Zlata Popova, të cilës i ka dhënë 15.000 euro kurse shembulli më i mirë nepotizmit, sipas kësaj partie, është Gjorgje Dolixhakov, nip nga motra, të cili i ka dhënë 28.000 euro.

“Janeva është kujdesur edhe për Metodi Cuklov, bashkëshort i drejtoreshës së spitalit të psikiatrisë në Gjevgjeli, Ljuba Cilkova, e cila i dha afat për shërim Janevës. Ai nga Janva ka marrë 26.000 euro. Nga PSP kanë marrë para dehde Dragica Armaçeva, e bija e Keti Armaçeva, drejtore e shkollës fillore ‘Vlado KLatarxhiev’ e cila ka marrë 30.000 euro, si dhe Ilija Avramovski, inspektor në MPB Gjevgjeli, bashkëshortja e të cilit, Jasminka Avramska, është komandate e stacionit policor Bogorodicë. Janeva atij i ka dhënë 59.000 euro”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie këto janë keqpërdorime klasike të parave të qytetarëve dhe Janeva jo vetëm që ka vjedhur biznesmenët por ka vjedhur edhe qytetarët duke paguar familjarë dhe miq.