VMRO-DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike të kërkojë paraburgim për Rashkovskin

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza ndaj drejtësisë në Maqedoni, gjegjësisht ndaj Prokurorisë Themelore për atë se si mundet që ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski pas publikimit të një bisede të përgjuar ku dëgjohet si trukon një tender dhe kërkon provizion, përcjellë Zhurnal.

Marketing

Nga VMRO akuzojnë se provizion nuk guxon të dakordohet as në katër sy, dhe sipas tyre, në një shtet normal të BE-së, funksionari kriminel do to përfundonte në burg.

“Rashkovski është kopje e Zaev. Nxënës i tij në korupsion dhe krim. Për këtë Zaev po e mbronë dhe nuk e zëvendëson. Zaev është ai që ka dhënë miratim për atë se cili do të fitojë dhe të presin “shpërblim””, deklarohen nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë nga Prokuroria Publike të ngritin procedurë ndaj Rashkovskit dhe të kërkojnë paraburgim për të njejtin, kështu ai nuk do të mund të ikë, të përsëritë veprën apo të ndikojë mbi dëshmitarë.

“Është e palejueshme që Prokuroria Publike të heshtë për rast ku ekzistojnë dyshime për krim ku parashihet dënim me burg prej mbi pesë vite. Përgjegjësi duhet të ketë! “, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing