VMRO-DPMNE: LSDM frikësohet nga përballja me qytetarët

Anulimi dhe prolongimi i afateve për sjelljen e vendimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare nga e premtja të dielën nga ana e LSDM-së është edhe një dëshmi se partia frikësohet nga përballja me qytetarët, thonë në një komunikatë me shkrim nga VMRO-DPMNE, duke artikuluar kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marketing

“Pushteti e din se qytetarët nuk i përkrahin politikat e tyre antishtetërore të cilat e gjunjëzuan vendin dhe sollën në shkatërrimin e ekonomisë dhe prandaj fshihet dhe prolongohet. Ekonomia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë janë në gjunjë. Me LSDM-në në pushtet nuk është i mundur përparim në asnjë fushë dhe prandaj LSDM patjetër të largohet. Nuk ekziston asnjë arsye për mosmbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE obligohet se edhe krahas ekzistimit të qeverisë teknike do t’i përkrah të gjitha reformat ligjore dhe nuk do të lejojë ngecje të reformave të nevojshme për përparimin e shtetit drejt BE-së”, thuhet në komunikatë.

Mëtej në komunikatë thuhet se shteti nuk guxon të pësojë. Nëse LSDM mbetet në pushtet, shteti do të vazhdojë të fundoset, tatimet do të ngritën si tani, pensionet do të ulen, ndërsa qytetarët në tërësi do të jenë më të varfër.

“LSDM nuk ka kapacitet të udhëheq shtetin. Dy vite Republika e Maqedonisë vendnumëron. Prandaj nevojitet shpallje e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. LSDM patjetër të largohet. Shteti patjetër të ecë përpara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing