VMRO-DPMNE përmes kumtesës bën të ditur se anketat tregojnë që LSDM-ja kryen shtrembërim të gjithë sistemit shoqëror-politik në vend.

Sipas partisë më të madhe opozitare, rreth 70 për qind konsiderojnë se ka nivel të lartë të korrupsionit në gjyqësi. Korrupsioni është i pranishëm edhe në shëndetësi, doganë dhe në prokurori.

“Analizat, tregojnë se mbi 60 për qind të qytetarëve nuk ndjehen të sigurt dhe se kjo Qeveri është fajtore e drejtpërdrejtë për këtë . Pasi që LSDM-ja është në pushtet, ndërsa Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme ka 9 vrasje të pazgjidhura, numër të madh të automjeteve të djegura dhe vjedhje. Efikasiteti i policisë dhe zbulimi i aktivitetit në Shkup është rekord i ulët, ndërsa shkalla e kriminalitetit është enorm i rritur. Udhëheqësia e MPB-së në vend që ta përndjek, e mbron krimin”, thekojnë nga VMRO-DPMNE.