VMRO-DPMNE: LSDM po keqpërdorë institucionet për përndjekje politike

VMRO-DPMNE përmes komunikatës së sotme për media kanë hedhur akuza mbi partinë e LSDM-së se ata po keqpërdorin institucionet për përndjekje politike mbi ata që nuk mendojnë njejtë si partia e tyre.

Marketing

Siç thonë nga VMRO, Maqedonia është vendi i vetëm në Europë e cila ka të burgosur politikisht e që janë viktimë e përndjekjes të Zoran Zaevit.

Sipas partisë, Prokuroria dhe Gjyqësia punojnë sipas urdhërave të Zaevit dhe LSDM-së. Sipas tyre, këtë më së miri e dëshmon rasti i fundit ku tetë të akuzuar në lëndën “Shkallët spanjole” ndodhen në paraburgim me arsyetim se do të ndikojnë mbi dëshmitarët.

“Më tepër se 10 ditë, katër gra ndodhen në burgun e Shutkës të dënuara dhe me trajtim jo human dhe jonjerëzor. Ata janë viktima të përndjekjes politike të Zaevit, ndërsa faji i tyre i vetëm është që kanë kryer si duhet detyrat e tyre dhe kanë dhënë mendim për lëndë që është në kompetencë të tyre. Dimitar Dimovski i cili është anëtarë i Komitetit eksekutiv i VMRO-DPMNE-së dhe Dejan Mitovski, kryetar i komitetit komunal i VMRO-DPMNE-së në Aerodrom, janë vetëm pjesë e viktimave të zaevizmit vetëm përshkak se kanë zbuluar politikat katastrofale dhe kriminale nga ana e Qeverisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.

Siç thonë nga kjo parti, Zaev dhe rrethi i tij kriminel janë në panikë përshkak rejtingut të dobët dhe masovikisht po humbin mbështetjen nga qytetarët dhe me raste të montuara po e defokusojnë publikun.

Nga VMRO thonë se Zaev dhe LSDM në vend se të sjellin jetën që premtuan, sollën vetëm padrejtësi, krim dhe mos-ndërgjegje në çdo hap, prandaj siç thonë, vendit i duhen ndryshime./