VMRO-DPMNE: Maqedonia me LSDM-në në pushtet, po mbaron vitin më të errët të historisë së saj

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se Republika e Maqedonisë me LSDM-në në pushtet e mbaron vitin më të errët në historinë e saj, transmeton Zhurnal. Sipas kësaj partie qeveria kriminale e të aboluarit Zoran Zaev dhe LSDM vitin që po e lëm pas solli vetëm të zeza dhe ngecje për qytetarët maqedonas.

Marketing

“Qeveria shkeli kushtetutën, ligjet, vullnetin dhe dinjitetin e qytetarëve. LSDM me dhunë dhe shantazhe po ndryshon emrin e shtetit, identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën dhe historinë e Republikës së Maqedonisë. Kjo ishte puna e vetma në të cilën ishin të fokusuar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing