VMRO-DPMNE: Maqedonia me Zaevin dhe Filipçen shkon drejt skenarit lombardian

Maqedonia me Zaevin dhe Filipçen shkon drejt skenarit të Lombardisë, paralajmëron opozitarja VMRO-DPMNE. Këtë atë e pohojnë pas numrave të djeshëm të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 862 raste të reja dhe 14 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive u ngjit në rreth 8.500 persona.

Marketing

“Kjo se janë të përgatitur për ta pritur valën e dytë të vjeshtës, ndërsa shohim se kapacitetet spitalore janë mbushur, qytetarët presin me ditë të testohen, personeli shëndetësor është rraskapitur dhe demotivuar nga autoritetet, pothuajse i gjithë sistemi shëndetësor është në kaos për shkak të menaxhimit të keq me gjendjen, ndërsa masat e tyre janë reduktuar në një sërë apelesh, një sërë leximesh të statistikave të zeza, një sërë akuzash të qytetarëve, opozitës dhe të ngjashme”, shkruajnë nga partia opozitare.

Shtojnë se të gjithë janë fajtorë pse nuk dinë të përballen me epideminë, përveç pushtetit. Rikujtojnë se vetëm për një muaj në Maqedoni ka mbi 11 mijë raste të reja të të sëmurëve dhe rreth 250 të vdekur.

“Me numra të këtillë Maqedonia është rregullisht në majë sipas statistikës së zezë, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk ndjejnë përgjegjësi. E gjithë kjo tregon rreth sa mafia në pushtet kujdeset për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, sa dhe çfarë masash ndërmarrin që epidemia të kontrollohet dhe sistemi shëndetësor të menaxhohet”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Marketing