Shfuqizimi i privatësisë së llogarive bankare qeveria e Zaev do tatojë gjithashtu eksportuesit e punës intelektuale dhe e kërcënojnë privatësinë e qytetarëve, vlerësojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Me një venim të tillë LSDM edhe një herë pandjenja e shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë konkretisht nenin 25 me të cilin thuhet se çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë në jetën e tij personale dhe familjare, të dinjitetit dhe reputacionit”.

Nga VMRO-DPMNE gjithashtu shtojnë se “njëkohësisht, një nga qëllimet kryesore të këtij vendimi të qeverisë është tatimi i atyre që japin punë intelektuale në tërë botën gjegjësisht shërbimet IT. përkthime dhe punë tjera. Me këtë do të tatohen edhe struktura e qytetarëve të cilët bëjnë eksport me shfrytëzim minimal të shërbimeve shtëpiake për të cilët paguajnë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.